23:40 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ronaldinhos i konfiskohen tri vetura dhe i sekuestrohet pasaporta

Prokuroria braziliane ka konfiskuar tre automjetet në pronësi të familjes së ish-futbollstit të Barclonës, Milan dhe Brazilit, të famshmit Ronaldinho dhe vëllait të tij, Roberto de Assis. Lajmi është njoftuar nga “Globo Esporte”.

Referuar gazetës së mirëinformuar, brazilianit i janë sekuestruar dy makina të tipit BMW dhe një Mercedes-Benz. Qëllimi i prokurorisë është shlyerja e pagesës së një gjobe që tashmë mbart edhe kamat vonesat, që është vënë në dëm të ish-futbollistit Brazilian dhe nuk u pagua kurrë prej tij.

Faktet janë regjistruar në vitin 2015, kur Ronaldinho dhe vëllai i tij u gjobitën për një ndërtim pa leje në Porto Alegre, shuma e të cilës tashmë është rritur ndjeshëm për shkak të kamatvonesave. Tashmë detyrimi i Ronaldonhos arrin shumën e rreth 2 milionë euro.

Në 2015 Ronaldinho dhe vëllai i tij ndërtuan një magazinë dhe një platform peshkimi në një vend të ndaluar, duke u gjobitur për ndërtim pa leje dhe dëm mjedisor. Pavarësisht sanksioneve, Ronaldinho nuk ka paguar gjobën, prandaj gjykata ka vendosur vijimin e sekuestrimit të pasaportës së tij.