75 Mall Live Search
16:15 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo bashkohet me Portugalinë, ka premtim të madh për kombëtaren

Cristiano Ronaldo është bashkuar me Portugalinë për ndeshjet ndërkombëtare.

Ylli i Juventusit është shprehur i lumtur që u takua me shokët, duke premtuar se do të ngrejë lartë emrin e Portugalisë.

Gjithmonë është një lumturi e madhe të kthehem në vendin tim, të përfaqësoj ekipin kombëtar dhe të shohësh miq nga kaq shumë beteja. Të gjithë së bashku, ne do të luftojmë edhe një herë për të ngritur lart emrin e Portugalisë! Le të shkojmë në ekip!”, ka thënë Ronaldo.

Pesë herë lojtari më i mirë në botë ka fituar dy tituj me Kombëtaren e Portugalisë, Kupën e Evropës dhe Ligën e Kombeve.

Këtë muaj, Portugalia do të luaj në shtëpi kundër Luxemburgut dhe është mysafir i Ukrainës. /IndeksOnline/