19:41 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ronaldo “diss” Leo Messit, ja çfarë ka publikuar (Foto)

Cristiano Ronaldo sic duket është inatosur me kryesuesit e La Ligas të cilët kanë zgjedhur Lionel Messin si lojtarin më të mirë të sezonit 2016/17, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i Barcelonës fitoi çmimin e më të mirit në La Liga, duke kaluar lojtarin portugez me një titull “Alfred Di Stefano” më shumë.

Ronaldo pas kësaj ngjarje ia ka bërë “diss” yllit argjentinas duke publikuar një foto në rrjetet sociale me trofe të Kupës së Botës për Klube.

Kujtojmë se të shtunën skuadra e Real Madridit u shpallë kampion për herë të dytë radhazi në Kupën e Botës./IndeksOnline/

Temat: