13:11 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo, do ta humbasë edhe ndeshjen me Atalantan

Gjiganti italian në Serien A ,Juventusi, në ndeshjen e radhës do të përballet me Atalantan të shtunën.

Menaxheri i Juventusit, Maurizio Sarri, thuhet se ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, do të humbasë ndeshjen kundër Atalantas.

Sarri dhe Ronaldo janë përfshirë në një përleshje me njëri- tjetrit ku lojtari ka treguar zemërimin e tij pasi që u zëvendësua dy herë para paraqitjeve me Kombëtarën e tij.

“Cristiano nuk është duke u ndierë mirë, ai 99% do të jetë jashtë skuadrës nesër, por ne do të shohim nëse ai a do të mund të luajë në ndeshjen kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve”, është shprehur Sarri për media.

Ndërsa Calciomercato ka raportuar se konfirmimi për gjendjen jo të mirë të lojtarit erdhi edhe nga vetë lojtari pas intervistës së trajnerit të Juventusit./Indeksonline/