22:56 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Ronaldo e kryen punën si burrat | Juventusi Superkampion i Italisë

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Juventusit dhe Napolit, duel ky në kuadër të finales së Superkupës së Italisë.

Falë golit të Cristiano Ronaldos i cili edhe vendosi rekordin e tij personal prej 760 golave të shënuar në karrierë ia dhuroi Juventusit epërsinë në këtë takim, shkruan IndeksOnline

Në anën tjetër, Napoli i kishte rastet e veta, ku në minutën e 80’të, Insigne nuk e qëlloi portën nga pika e bardhë, kështu që e humbi mundësinë që ta dërgoi ekipin e tij në vazhdime.

Por, kur po mendohej se rezultati do të përfundonte në 1:0, në skenë në minutat shtesë shënoi, Morata.

Pra, rezultati i këtij takim u mbyll në 2:0.