23:13 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ronaldo e uron Modricin, nga aty ku pritej më së paku!

Cristiano Ronaldo e ka uruar Luka Modricin për çmimin e fituar si lojtari më i mirë. Këtë e ka bërë përmes një video live në profilin e tij në Instagram.

Ylli portugez është futur për disa minuta live ku i është përgjigjur disa pyetjeve.

“Urime për Luka Modric. I dëshiroj më të mirat atij” ka thënë Ronaldo.

Sulmuesi i Juventusit poashtu e ka përgëzuar Mohamed Salahun për çmimin Puskas duke thënë se ishte një gol tejet i bukur.

Ronaldo ka thënë se çmimet janë vetëm shpërblime dhe se ai po luan për të fituar skuadra, e jo ai si individ./Indeksonline/