08:57 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / Blerim

Ronaldo është futbollisti më i mirë i muajit nëntor në Serie A

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti më i mirë i Serie A për muajin nëntor.

Portugezi ka shënuar plotë 5 gola në vetëm tre ndeshje për “Zonjën e Vjetër” edhe kjo e bën atë futbollistin më të mirë për muajin e kaluar, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se sezonin e kaluar, CR7 luajti në 33 ndeshje për ‘zebrat’ ku realizoi 31 gola, shifër rekord kjo e tij.