21:54 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / Blerim

Ronaldo është i jashtëzakonshëm, tjetër rekord historik

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në sfidën Sassuolo – Juventus, e vlefshme për xhiron e 36-të në Serie A.

Ylli portugez realizoi golin e tij të 28-të këtë sezon në ligën italiane, shkruan IndeksOnline

Ronaldo tani futet në histori si lojtari i parë që shënon 100 gola në tre shtete (liga) të ndryshme. Ai shënoi mbi 100 gola në Angli te Manchester Unitedi, në Spanjë te Real Madrid dhe në Itali te Juventusi.