23:22 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / Gj. Sh

Ronaldo fiton betejën ligjore ndaj Juventusit, bardhezinjët detyrohen të puaguajnë miliona eruo

Cristiano Ronaldo ka fituar betejën ligjore ndaj Juventusit, rreth mosëmarrëveshjes për pagën e tij.

Të mërkurën, Gjykata e Arbitrazhit ka dhënë verdiktin përfundimtar, për ankesën e portugezit, që ka të bëjë me pagat e prapambetura për sezonin 2020-21, shkruan IndeksOnline.

Gjykata urdhëron Juventusin të paguajë shumën prej 9,774,166.66 euro , plus interesat dhe kostot procedurale, thuhet në vendimin e saj.

Shuma është e barabartë me diferencën midis pagës së vërtetë të marrë nga Ronaldo dhe asaj që ai duhet të kishte marrë pas taksave dhe zbritjeve të tjera./IndeksOnline/