10:15 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ronaldo fiton ”garën” e parë ndaj Messit

Dy futbollistët më të mirë në dekadat e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, së fundi kanë lënë mbrapa rivalitetin mes tyre.

Ata kanë bërë një fotografi së bashku duke luajtur shah, dhe e kanë publikuar në profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

Fotoja menjëherë shpërtheu në rrjet dhe u shpërnda kudo në vetëm pak minuta.

“Fitorja është gjendje shpirtërore. Një traditë e gjatë e punimit të valixheve e fotografuar nga Annie Leibovitz për Louis Vuitton”, thuhet në postimin e dy futbollistëve më të mirë në botë.

Portugezi e ka fituar garën e parë ndaj argjentinasit, pasi fotografia e shpërndar në rrjetet sociale, tek profili i tij ka më shumë Like si në Facebook ashtu edhe në Instagram.

Sa i përket Instagramit, Ronaldo ka kapur shifrën prej 29 milionë like kurse Messi 23 milionë.

Në Facebook, CR7 ka marrë rreth 7 milionë Like ndërsa Leo 5.2 milionë./IndeksOnline/