16:53 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Ronaldo i dha kredibilitet futbollit italian”

Cristiano Ronaldo aktualisht është golashënuesi më i mirë aktualisht në këtë sezon në Serie A.

Sulmuesi portugez deri më tani ka shënuar 18 gola derisa ka bërë 7 asiste, shkruan Indeksonline.

Zv-presidenti i FIFA-s, Michele Uva ka thënë se transferimi i Ronaldos e ka pasuruar futbollin italian.

“Ronaldo i ka dhënë aq shumë për futbollin italian, madje edhe në aspektin e besueshmërisë. Juventusi ka bërë një investim të madh, ishte operacion teknik dhe marketingu që kishte vlerë absolute”, ka thënë Uva. /IndeksOnline/