22:00 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Ronaldo i shënon Interit, goli i 600-t në karrierë për klube

Juventus ka barazuar rezultatin ndaj Inter në derbin që po zhvillohet në këto momente në “San Siro”.

Ishte ylli portugez Cristiano Ronaldo i cili barazoi shifrat për 1-1.

Me këtë gol Ronaldo ka arritur kuotën e 600 golave gjithsejt për klube.

450 i ka shënuar në Real Madrid, 118 në Man Utd, 27 në Juventus dhe 5 tek Sportingu. /IndeksOnline/