Ronaldo ik edhe nga salla e konferencave, largohet vetëm pas dy minutave

Cristiano Ronaldo mbajti një konferencë të shkurtër të pabesueshme për shtyp pas fitores 3-2 të Portugalisë ndaj Ganës.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë bëri histori duke u bërë lojtari i parë që shënon në pesë Kupa të Botës të ndryshme, pasi hapi rezultatin me një penallti.
Megjithatë në konferencë për shtyp nuk u duk shumë i lumtur.
Ronaldo e lëshoi sallën e konferencës vetëm pas dy minutave prezencë.