75 Mall Live Search
15:17 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Ronaldo irriton tifozët e Real Madridit me shkrimin e fundit

Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin e golit më të mirë të sezonit të kalaur nga UEFA.

Sulmuesi portugez shënoi gol spektakular për ish-skuadrën e tij, Real Madridit ndaj skuadrës aktuale, Juventusit.

Ky gol mori 200 mijë vota dhe u shënua në çerekfinalen e Champions Leagues në sezonin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Dhe tani, CR7 ka shkruar në rrjetet sociale pasi UEFA shpalli golin e tij më të mirin e sezonit të kaluar.

Por, një detaj që i ka irrituar tifozët e Real Madridit është se nuk e ka përmendur aspak klubin madrilen.

”Faleminderit të gjithëve që më votuat. Nuk do ta harroj kurrë këtë moment, sidomos reagimin e tifozëve në stadium”, shkroi Ronaldo./IndeksOnline/