10:58 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ronaldo: Kam bërë para si “gjaja”, do të bëhem aktor!

Cristiano Ronaldo ka paralajmëruar një jetë të re pasi po i ofrohet pensionimit në futboll. Ylli portugez ka thënë se ka bërë shumë para dhe se nuk e ka problem të gjejë veten në një profesion tjetër.

“Jam ende i fokusuar në fushë. E di se kur do të vije momenti për t’i dhënë fund futbollit. Jam i bindur se pas pensionimit në futboll do të kem jetë shumë të mirë. Kam bërë shumë para dhe duhet të provojë diçka të re në jetë. Dua të provoj të bëj filma, pastaj kam hotelet e mia, palestrat, linjën e Nike-s. Do të mësohem më mirë edhe në profesionin e të qenit biznesmen” ka thënë Ronaldo./Indeksonline/