75 Mall Live Search
13:25 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ronaldo në situatë të komplikuar pas vendimit të fundit nga Messi

Cristiano Ronaldo është në një situatë të komplikuar pas vendimit të Lionel Messit për të qenë prezent në ceremoninë e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit.

Ronaldo u largua nga Real Madridi drejt Juventusit këtë verë dhe në dekadën e fundit, rivaliteti i tij me Messin ka qenë i vazhdueshëm.

Për tani e 10 vite, dy lojtarët kanë sfiduar njëri tjetrin në të gjitha garat, teksa kanë fituar edhe shumë çmime individuale mes vete.

Cristiano Ronaldo dhe Messi përballen me një konkurrent të ri për çmime tani, pas formës impresive të Luka Modric.

Cristiano Ronaldo Juventus Lionel Messi Real Madrid

Modric së fundmi mposhti Ronaldon për çmimin e më të mirit nga UEFA – diçka për të cilën 33-vjeçari ishte duke shpresuar shumë.

Ronaldo ka vendosur të mos jetë prezent në ceremoninë e UEFA-s, por tani OK Diario shkruan se ylli i Barcelonës ka vendosur të marrë pjesë në ceremoninë e FIFA-s për ta ”ruajtur fytyrën e tij”.

Dhe kështu vendimi i argjentinasit për të marrë pjesë në këtë ceremoni, e ka lënë Ronaldon në një periudhë të vështirë./IndeksOnline/

Cristiano Ronaldo Juventus Lionel Messi Real Madrid