12:55 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ronaldo: Nëse këta lojtarë kushtojnë 100 milionë euro, unë kushtoj sa trefishi i tyre

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk beson që lojtarët e ekipeve të tjera vlejnë aq shumë.

Ylli portugez në një intervistë për kanalin Portugese TVI ka folur për largimin nga Reali.

“Nuk ishte e lehtë për t’u larguar nga Reali. Kalova nëntë vjet aty, me shumë se gjysmën e karrierës. Doja një sfidë ndryshe, andaj jam këtu”, deklaroi ai.

Ronaldo gjithashtu foli për transferimin e tij në Manchester United në vitin 2003, transmeton Indeksonline.

“Kam qenë në kontakte me shumë klube si Valencia, u takova me Wenger dhe isha afër kalimit te Arsenali, bisedova me Barcelonën, Realin, Interin, ndërsa me së shumti interesim shprehu United, andaj u transferova në “Old Trafford”.

I pyetur për mendimin e tij për lojtarët që po kushtojnë 100 milionë euro tha se në këtë kohë këto çmime janë normale.

“Sot të gjitha çmimet janë të larta. Fillojnë nga 100 milionë euro, shoh mbrojtës që kushtojnë 75 milionë euro. Meqenëse është ky çmim unë vlej tri ose katër herë më shumë”, përfundoi pesë herë fituesi i Topit të Artë.