19:00 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / Gj. Sh

Ronaldo: Nëse të pëlqen Cristiano, nuk ke pse ta urresh Messin

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messin janë dy prej futbollistëve më të mirë të dekadave të fundit.

Rivaliteti i tyre në fushën e futbollit kur luanin te Real Madridi dhe Barcelona për vite me rradhë, ka bërë që tifozët e tyre të përplasen shpesh herë me njëri tjetrin, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse tani nuk ka rivalitet në fushë, jashtë fushe tifozët vazhdojnë rivalitetin mes Ronaldos e Messit.

Sulmuesi portugez në një intervistë të fundit ka thënë se tashmë ka mbaruar rivaliteti mes tyre dhe ata respektojnë njëri-tjetrinm, duke bërë të qartë se nuk janë as miq.

Ronaldo ka bërë edhe një mesazh për tifozët e tij, duke thënë se nëse të pëlqen Cristiano, nuk ke pse ta urresh Messin.

“Nëse të pëlqen Cristiano, nuk ke pse ta urresh Messin. Të dy ndryshuan historinë e futbollit dhe respektohen. Rivaliteti është zhdukur. Të dy i kemi bërë gjërat mirë (në Arabi dhe MLS).Rivaliteti? Unë nuk i shoh gjërat ashtu, ne e kemi ndarë skenën për 15 vjet, nuk them se jemi miq, por respektojmë njëri-tjetrin. Rivaliteti ishte i mirë, tifozëve u pëlqeu.”, ka deklaruar ronaldo./IndeksOnline/