08:09 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ronaldo, një gol larg rekordit në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Real Madridit është i vendosur të bëhet lojtari i parë që shënon 17 gola në një vit të vetëm në garën më të madhe në Europë.

Cristiano Ronaldo pritet ta thyej një rekord të Ligës së Kampionëve, duke u bërë futbollisti i parë që shënon 17 gola, duke përmirësuar më shumë rekordin e tij me 16 gola, transmeton IndeksOnline.

32-vjeçari, rekordin e 16 golave e arriti në vitin 2015, ndërsa sonte në ndeshjen kundër APOEL-it ka gjasa ta përmirësoj.

Ndeshja mes APOEL-it dhe Real Madridit zhvillohet sonte nga ora 20 e 45./IndeksOnline/.