20:12 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo shënon golin e parë për Juventusin (Video)

Cristiano Ronaldo ka qenë transferimi më i madh i kësaj vere në botën e futbollit.

Sulmuesi portugez iu bashkua Juventusit pas nëntë vitesh te Real Madrid për rreth 100 milionë euro, shkruan indeksonline.

Ai dje ka filluar stërvitjet me një pjesë të skuadrës së Zonjës së Vjetër.

Sot ka shënuar një gol në stërvitje që mund të konsiderohet si goli i parë i tij me fanellën e Juves. /IndeksOnline/