10:12 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / Gj. Sh

Ronaldo te Atletico Madrid! Flet Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është pyetur për mundësin e transferimit të Ronaldos, ku tha se asnjëherë nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

“Unë kurrë nuk kërkova ose insistova të nënshkruaja Cristiano Ronaldon. Ronaldo nuk mund të luante për Atletico Madrid në të njëjtën mënyrë që unë kurrë nuk mund ta menaxhoja Real Madridin”, tha Simeone, shkruan IndeksOnline.

Cristiano Ronaldo në afatin kalimtar të janarit u transferua te skuadra arabe Al Nassr.

Sulmuesi portugez bëri 16 paraqitje për klubin arab, duke shënuar 14 gola dhe bëri dy asistime,.

Pavarësisht paraqitjeve të mira të Ronaldos, Al Nassr nuk arriti të fitoj titullin e kampionit në Arabinë Saudite./IndeksOnline/