11:15 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo te Juventusi? Të pakënaqur punëtorët e FIAT-it

Juventusi mund të shpenzojë 220 milionë euro për të pasur shërbimet e Cristiano Ronaldos (100 milionë Realit dhe 120 milionë paga e futbollistit për 4 sezonet e ardhshme).

Në një kohë që tifozët bardhezinj janë shumë të lumtur nga kjo gjë, punëtorët e FIAT-it janë mërzitur jashtë mase.

“Pasi blenë Gonzalo Higuain, duan të blejnë edhe Cristiano Ronaldon? Është turp i madh. Punëtorët e FIAT-it kanë 10 vite me të njëjtën pagë. Me pagën e Cristianos mund të kishin rritur pagat e çdo punëtori me 200 euro. Në këto vite kemi humbur 10,7% nga inflacioni”, thotë Gerardo Giannone, punëtor i FIAT-it prej 18 vitesh tashmë.

Vlen të theksohet se punëtorët e FIAT-it ishin ankuar edhe më herët për shumën që kishte shpenzuar Juventusit për Gonzalo Higuainin.

Temat: