75 Mall Live Search
13:43 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo tenton t’i frikësojë miliona njerëz me pamjen e tij për Halloween

Cristiano Ronaldo i është futur atmosferës së ”Halloweenit”, teksa është parë me një kostum mjaft të frikshëm.

Ylli i Juventusit ka shpërndarë një foto të familjes së tij me maska në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ronaldo ndiqet nga 144.5 milionë njerëz në Intagram, teksa ai e ka shpërndarë këtë foto në mëngjesin e sotëm, transmeton IndeksOnline.

Pasi që nuk është i angazhuar këtë mesjavë, Ronaldo e ka shfrytëzuar rastin që ta kalojë kohën me më të dashurit e tij.

Me një fotografi të tij të frikshme, ai ka shkruar: ”Urime Halloweeni për të gjithë!!”./IndeksOnline/