11:28 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ronaldos i ka humbur shënjestra, s’po shënon nga gjuajtja e lirë

S’ka dyshim se Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit.

700 gola, pesë “Topa të artë”, tituj të ligës në Angli, Spanjë dhe Itali, pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe dy kupa ndërkombëtare.

Ai mund të realizojë në të gjitha mënyrat, nga distanca, me këmbën e tij të dobët, me kokë në zonën e penalltisë. Gjithashtu nuk është aspak i dobët edhe nga pika e penalltisë.

Sidoqoftë, ekziston një aspekt i lojës së Ronaldos që ende ka nevojë për përmirësim në moshën 34- vjeçare,  aftësia e tij për gjuajtjet e lira.

Ronaldo mund të ketë shënuar 54 gola nga goditjet e lira gjatë karrierës së tij, por rekordi i tij i fundit te Juventusi është mjaft tronditës.

Në fakt, ai ende nuk ka shënuar një goditje të lirë për klubin italian në 28 përpjekjet e tij.

Janë 28 përpjekje pa sukses me fanellën e Juves pas dy përpjekjeve të tij të dështuara kundër Lokomotivës së Moskës të martën. Nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë goditur murin, përfshirë nëntë të fundit të tij!

Ndoshta është koha që Ronaldo të heqë dorë dhe të japë një shans Miralem Pjaniqit. /IndeksOnline/