16:09 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Rooney arrin marrëveshje me skuadrën e re? (Foto)

Wayne Rooney do të largohet nga Evertoni në fund të këtij sezoni.

Ish-lojtari i “Tre Luanëve” është afër marrëveshjes me klubin nga Amerika, DC United, transmeton IndeksOnline.

Sipas medieve në Britani, klubi amerikan ka arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe pritet që t’i paguaj plotë 12 milionë funta.

32-vjeçari u transferua në Everton gjatë vitit 2017. Ai bëri afro 31 paraqitje dhe shënoi 10 gola./IndeksOnline/