75 Mall Live Search
19:27 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / Gj Sh

Rooney flet për varësinë nga alkooli: Gruaja më shpëtoi nga vdekja

Wayne Rooney ka folur për varësinë ndaj alkoolit, duke thënë se ishte gruaja e tij e cila e shpëtoi nga vdekja.

Ai u shpreh se pinte pa u ndalur, ndërsa zbuloi se si e fshihte këtë në stërvitjen e Manchester United.

Në një podcast, Rooney zbuloi se partnerja e tij, Colleen, i qëndroi pranë në momentet e vështira.

“Sinqerisht, besoj se nëse nuk do të ishte për Colleen, do të isha i vdekur. Doja të dilja dhe të argëtohesha me miqtë e mi. Arrita në një pikë ku e teprova.

Vuaja shumë nga alkooli dhe nuk ndalesha. Mund të pija dy ditë rresht. Mbaj mend, shkoja në stërvitje me Manchester United, hidhja pika në sy dhe përdorja çamçakëz, për të mos më vënë re. Në fundjavë shënoja gola dhe pastaj dilja pija për dy ditë rresht”, u shpreh Rooney.