Rooney largohet nga Premierliga, afër marrëveshjes me këtë skuadër
Weyne Rooney mund të largohet nga Premierliga në fund të sezonit duke shkëpurur kontratën me skuadrën aktuale, Everton.
Ish-sulmuesi i Manchester United është në bisedime me skuadrën amerikane të MLS, DC United.
Sipas raportimeve nga “The Washington Post”, futbollisti anglez është në bisedime me skuadrën amerikane.
Rroney është në kontratë me Evertonin deri në verën e vitit 2019, por po kërkojnë një mënyrë për të arritur marrëveshje në mes dy klubeve.
Afati kalimtar në MLS hapet me 10 korrik, dhe DC United po shpreson që ta sjellë në Audi Stadium golashënuesin e dytë më të mirë në histori të Premierligës. /IndeksOnline/