11:42 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rooney pritet që ta bëjë një rikthim senzacional te Kombëtarja e Anglisë

Wayne Rooney mund të rikthehet befasisht te Kombëtarja e Anglisë më vonë këtë muaj, gjithnjë sipas mediave.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave tek Anglia u pensionua në gusht të vitit 2017 pasi bëri 119 paraqitje dhe shënoi 53 gola.

Por, ka zëra se ish-anëtari i Man Unitedit do të rikthehet te ”Tre Luanët” për një miqësore me SHBA-të në ”Wembley” më 15 nëntor, transmeton IndeksOnline.

Thuhet se 33-vjeçari nuk dëshiron që vetëm ta ketë një ftesë të thjeshtë nga Gareth Southgate, por ai e kërkon edhe shiritin e kapitenit për paraqitjen eventuale të 120-të për vendin e tij.

Kjo ndeshje do të konsiderohej më shumë si tribut për karrierën e tij të jashtëzakonshme si lojtar i Anglisë.

Përveç kësaj, Rooney është tashmë më i lirë për shkak se skuadra e tij, DC Unitedi nuk arriti ta zë një vend në fazën ”play-off” të MLS./IndeksOnline/