10:16 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

David Villa shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë, shpëton skuadrën e tij nga humbja

David Villa shënoi golin e barazimit në minutën e 86-të në barazimin, 1-1 ndaj DC Unitedit të Wayne Rooneyt në MLS të shtunën.

Steve Birnbaum i zhblloi shifrat në minutën e 58-të, ku ai shënoi gol me kokë pas gjuajtjes së lirë të Rooneyt.

Por, New York City barazoi rezultatin kur Villa shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Rezultati e lë DC Unitedin jashtë pozitave të play-offit në Konferencën e Lindjes, gjë e cila nënkupton se edhe Atlanda Unitedit largohet nga këto pozita.

Nga ana tjetër, Felipe Gutierrez shënoi në minutën e 53-të për fitoren, 1-0 të Kansas Cityt ndaj Orlando Cityt.

Sporting KC i ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit dhe është në vendin e dytë në Konferencën Perëndimore.

Jeremy Ebobisse shënoi vetëm golin e dytë të sezonit dhe Diego Valeri gjithashtu shënoi në fitoren, 2-0 të Portland Timbers ndaj Colorado Rapids./IndeksOnline/