18:28 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rooney largohet nga Premierliga, ky është klubi i ri

Pas 16 vitesh, 671 ndeshjesh, 279 golash dhe 150 asistesh, mes ndeshjesh në Kampionat, Kupash dhe Europë, Wayne Rooney përshëndet Anglinë dhe Europën, për të fluturuar përtej oqeanit, me destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Referuar raportimeve të “Sky Sports Uk”, menaxheri i sulmuesit, Paul Stretford dhe drejtuesit e klubit të Everton kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e futbollistit anglez, te ekipi amerikan i MLS, DC United.

Zyrtarizimi i këtij transferimi në MLS të ish-yllit të Djajve të Kuq, duhet të publikohet brenda 36 orëve të ardhshme, me kapitenin e Everton që është pajisur tashmë me vizën dhe lejen e punës, për të nisur jetën e tij të re amerikane. Pasi kaloi një fundjavë në Disneyland Paris, 32-vjeçari pritet të mbërrijë në Washington brenda kësaj jave, ku do të bashkohet menjëherë me skuadrën në përgatitjet stërvitore. Debutimi i Rooney me DC United mund të ndodhë në fakt që në 14 korrik, ditë kur klubi i Erick Thohir do të inagurojë impiantin e ri “Audi Field Stadium” me ndeshjen kundër Vancouver Whitecaps. Për Rooney, flitet për një kontratë 2-vjeçare me DC United

Temat: