75 Mall Live Search
15:51 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / G T

Roshi shënon tjetër gol në Turqi

Odise Roshi po kalon një formë mjaft të mirë me Erzurumspor në Turqi. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi sot me kokë kundër Genclerbirligi, teksa këto të fundit fituan 1-2.

Goli i Roshit pati vlerë për barazimin, kur luhej minuta e 34-të. Pasi dërgoi topin në rrjetë, Roshi festoi si Ronaldo.

Ky gol erdhi pas tripletës në ndeshjen e kaluar. Roshi tashmë ndodhet në kuotën e 7 golave në Ligën e Parë turke. Vlen për t’u theksuar se është golashënuesi i dytë më i mirë për Erzurumspor, teksa ka asituar dhe 4 gola në kampionat.

Dhe pse humbën sot, skuadra e Roshit mban vendin e tretë dhe vazhdon të shpresojë te ngjitja në Superligën turke.