21:36 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Roza e shkretëtirës, imagjinata e një inxhinieri francez

Përgatiti: Elmedina Ismajli

 28 Prill 2020 -Doha Katar

Më 28 mars të vitit 2019 nën patronatin e Lartmadhërisë së tij, Sheik Temim bin Hamad Al-Thani, Emir i vendit. Në kryeqytetin Doha të Katarit u hap muzeu kombëtar. Muzeu është projektuar nga arkitekti i njohur  francez Jean Nouvel, ai arriti ta dizajnoj në formën e  trëndafilit të shkretëtirës arabe,çë kap një kosto prej 434 milion Dollar.

Fig. 1. Muzeu Kombëtarë  “Roza e shkretëtirës”

Muzeu Kombëtar i Katarit, me modelin e saj të mahnitshëm, i hartuar në një mënyrë moderne dhe interaktive, paraqet të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Katarit,duke u konsideruar si xhevahir i kurorës të kulturës së Katarit. Vet dizajni i tij pasqyron identitetin e Katarit, kjo kryevepër e bukur arkitekturore i frymëzuar nga trëndafilat e shkretëtirës do të konsiderohet  monumenti më i spikatur kulturor i shtuar komunitetit të arteve që lulëzojnë në Doha.

Muzeu Kombëtar i Katarit zuri vend në listën e 100 vendeve më të bukura në botë për vitin 2019 të cilët e konsideruan atë si kryevepër artistike në vetvete,të krijuar në formën e disqeve ndërlidhëse,të cilat i dhanë një shkëlqim dhe formë të veçantë.

Vlerësimi vjen nga revista Amerikane “The Time” i cili e përshkruan atë si një nga njëqind destinacionet më të mira turistike në botë.

Description: https://www.aljazeera.net/File/GetImageCustom/8e00f3f0-c8d3-4d35-a528-12c7f2ac2941/1026/580

   Muzeu kombëtar i Katarit prej 40 mijë metrash katrorë ka një arkitekturë unike dhe me hapësira mbresëlënëse të ekspozitës, vizitorët kanë një sallë pritjeje me 220 vende.Ushqim në dy restorante me tradita të kuzhinës arabe.

Fig. 2. Roza e shkretëtirës – Muzeu Kombëtarë

Muzeu ofron historinë e Katarit e cila shpaloset në 11 galeri të mahnitshme, duke përdorur të gjitha metodat inovative të tregimeve.Vizitori fillon një udhëtim kohor Brenda Muzeut, një udhëtim 1.5 km që shpalos tre “kapituj” të historisë së Katarit: Zanafilla, jeta në Katar dhe ndërtimi i shtetit. dhe më pas vizitori udhëton nëpër shekuj nga një stacion në tjetrin gjatë gjithë historisë së Katarit deri në ditët e sotme, duke eksploruar gjatë rrugës përmbajtjet e mahnitshme që ndërlidhin tokën dhe detin. Çdo sallë pritjeje ofron një perspektivë dhe lidh vizitorët me jetën që jeton midis tokës dhe detit. Përmbajtja ndryshon midis narracioneve historike, fotove arkivore, veprave të artit dhe këto shfaqje kinematografike përmes teknologjisë më të fundit, video-klipeve, audio teknikave me zë,dhe aromave si aroma e kafesë tradicionale arabe, shkrime të vjetra në dru,modele të anijeve,kafshëve të ndryshme të egra dhe parfumet,e erë baruti,që shtrihen në ato mure të lakuara midis sallave të ndryshme të ekspozitave që lidhen me kujtimet historike të Katarit, të cilat i japin vizitorit një përvojë të thellë shqisore që e bashkon me një koleksion të mahnitshëm të koleksioneve arkeologjike të trashëgimisë kulturore.Të gjitha këto bëjnë që ta kthejnë vizitorin në momentin e lindjes së universit, deri te koha kur u formua një gadishull me Katari në të.