23:20 / E Martë, 27 Qershor 2023 / MSH

Rrahen dy persona në Prizren, shkak bëhet parkingu

Një konflikt fizik ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Gani Bajrami” në Prizren.

V.Kelmendi dhe R.Bytyqi u përfshin në një rrahje fizike, pasi të njëjtit patën mosmarrëveshje për parkingun e një kamionete në rrugën “Gani Bajrami”.

R.Byqyti ka marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi u godit me grushte nga Kelmendi, raporton Indeksonline.

Rasti është iniciuar, teksa po hetohet edhe nga njësitet relevante.