09:44 / E Diele, 14 Gusht 2022 / LB

Rrahen me mjete të forta tri gra dhe një burrë në Gjilan pas mosmarrëveshjes rreth punimeve në një rrugë

Policia njofton se tre burra kanë rrahur me mjete të forta tri gra dhe një burrë tjetër, në Gjilan, pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar, njofton policia në raportin e saj 24 orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/ Gjilan 13.08.2022-16:17. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta katër viktimat tri femra dhe një mashkull kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.