09:50 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Rrahën mes veti, i arreston Policia në Prizren

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në rrugën “De Rada” në Prizren, pasi të njëjtit janë përleshur mes veti dhe që të dy kanë pësuar lëndime trupore.

Rrahja ka ndodhur të dielën në orën 14:00, transmeton Indeksonline.

Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtëve i është shqiptuar masa e ndalimit./Indeksonline/