19:40 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rrahet brutalisht serbi që negocionte me Kosovën, shikoni pamjet!

Ish-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviç është sulmuar në Krushevc të Serbisë.

Këtë lajm e kanë dhënë mediat serbe, të cilët kanë treguar se ai u sulmua nga shtatë persona të maskuar, kur doli nga një forum të organizuar në Krushevc.

Në imazhet e këtyre mediave shfaqet Stefanoviq me plagë të theksuar në kokë dhe i përgjakur.

Borko Stefanoviq

Sipas tyre, njëri nga personat e identifikuar nga Policia është edhe një 17 vjeçar, kurse të tjerët ende nuk janë identifikuar.

Policia po ashtu ka thënë se ende nuk dihet sakte për plagët e marra, por dyshohet që Stefanoviç të jetë i lënduar rëndë./Indeksonline/

Borko Stefanoviç u dërgua në një spital