75 Mall Live Search
07:54 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen personat që përgjakën Stefanovicin

Janë arrestuar të dyshuar për sulmin që iu bë pak orë më herët Borko Stefanoviqit.

Policia ka arrestuar dy persona për sulmin ndaj kryetarit të të Majtës serbe, raporton Tanjug.

Ndërsa, njoftohet se Policia është në kërkim edhe të personit të tretë i përfshirë në sulm.

Ndryshe, më herët u raportua se disa persona të maskuar sulmuan ish-kryenegociatorin serb për Kosovën, Borko Stefanovic. Nga fotot e siguruara pjesa e pasme e kokës së tij dukej e përgjakur. Policia kishte thënë se nuk dihet për shkallën e lëndimit, por se dukej se bëhet fjalë për një lëndim serioz.

Rrahet brutalisht serbi që negocionte me Kosovën, shikoni pamjet!