11:53 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rrahet nga bashkëshorti, gruaja nga Suhareka tenton vetëvrasjen

Është arrestuar një person në qytetin e Suharekës pasi që kishte rrahur bashkëshorten e tij.

Kjo e fundit, e rënë në depresion kishte pirë një sasi të helmit “Eiol” duke tentuar që t’i jap fund jetës së saj.

Viktima ka marr tretman mjekësor në spitali e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, me urdhër të Prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit kurse vet personi në fjalë është dërguar në mbajtje./Indeksonline/