Rrahin rojën e Bechtel Enka-s, arrestohen 3 persona në Kaçanik
Gjatë ditës së djeshme tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht rojen e kompanisë “Bechtel Enka”, në pikë të ditës në Kaçanik.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personat e dyshuar ishin vërejtur se po tentonin të vidhnin disa hekurishte teksa i kishte parë viktima.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.