09:40 / E Premte, 13 Maj 2022 / k.v

Rrahja me ‘stupca’ e dy familjeve në Shakovicë, policia arreston edhe një person

Një muaj më parë, dy familje nga Shakovica e Podujevës ishin rrahur fort mes veti.

Në rrahje ishin përdor edhe stupcat. Disa prej anëtarëve të familjes kishin përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa pesë të tjerë ishin arrestuar ditën kur ka ndodhur rrahja masive.

Policia ka njoftuar se të ënjten është arrestuar edhe një person i dyshuar për këtë rrahje dhe i njëjti është dërguar në qendrën  e mbajtjes, raporton IndeksOnline.

“Lidhur me rastin e ndodhur me 14 prill në orën 12 e 40 minuta, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/