13:07 / E Shtunë, 23 Mars 2019

Rrahje masive në Berlin, yjet e Youtubes shkaktojnë trazira në sheshin kryesor

Një rrahje masive ka ndodhur në Berlin në sheshin “Alexanderplats”. Situata eskalojnë në mas të madh sa që u dashtë ndërhyrja e 100 oficereve dhe hedhja e gazit lotësjellës.

Sipas raportit të policisë afro 400 persona ishin në shesh kur ndodhi rrahja. Nënëtë veta janë arrestuar dhe një oficer është plagosur.

Mediat ën Gjermani shkruajnë se dy youtubera kanë mbledhur fansat e tyre dhe kanë filluar rrahjen. Bëhet fjalë për  youtuberat “Thatsbekir” dhe “Bahar Al Amood”. Në llogaritë e tyre, te dytë mohuan se ishte faji i tyre./Indeksonline/