15:35 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Rrahje mes disa personave në Dragodan, Policia jep detaje

Një përleshje fizike mes 6 personave ka ndodhur në lagjen Dragodan të Prishtinës rreth orës 14 e 20 minuta.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline policia e Kosovës të cilët thonë se konflikti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të më hershme.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se fillimisht dyshohet se është shkaktuar një aksident i qëllimshëm mes palëve.

Njësia Speciale Operative të cilët ishin në vendin e ngjarjes kanë reaguar menjëherë  dhe të dyshuarit janë dërguar për intervistim në stacionin policor.

“Në ora 14:20 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike mes 6 personave në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Dyshohet se fillimisht është shkaktuar një aksident i qëllimshëm mes palëve për shkak të mosmarrëveshjeve që palët kanë pasur më herët mes vete. Menjëherë kanë reaguar ekipet NJSO-së të cilët ishin në vendin e ngjarjes, dhe kanë arritur që të ndalojnë gjashtë personat e përfshirë në këtë mosmarrëveshje, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/