23:27 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / M. M

Rrahje mes disa vajzave në Ferizaj, shpërndahet video

Një rrahje ndërmjet disa vajza të moshës së re ka ndodhur sonte në qytetin e Ferizajt.

Në një video të postuar në “Facebook” nga faqja e këtij qyteti ‘Ferizaj 05”, shihen disa vajza teksa rrihen me grushte.

Përleshja ka ndodhur në qendër të këtij qyteti.

Policia nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë rast.