11:16 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Rrahje mes dy familjeve në Gjakovë, ndërhyn edhe policia

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje për një lëndim të lehtë trupor në Gjakovë.

Në fshatin Janosh janë arrestuar tre persona pasi janë rrahur ndërmjet vete, pas një mosmarrëveshjeje që kishin dy familje, shkruan IndeksOnline.

Të dyshuarve u është ofruar trajtim mjekësor.

“Fsh. Janosh, Gjakovë, 04.03.2021 – 18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshjeje midis dy familjeve të dyshuarit janë rrahur ndëmjet vete. Të dyshuarve u është ofruar trajtimi mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/