09:04 / E Diele, 19 Qershor 2022 / MSH

Rrahje mes katër personave në Pejë, shkak shtylla elektrike

Katër persona janë përfshirë në një rrahje, për shkak të mosmarrëveshjes rreth vendosjes se një shtylle elektrike.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:26, në Pejë.

“Si pasojë e rrahjes, tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor” thuhet në njoftimin e policisë.

Njërit nga të dyshuarit i është dëmtuar kamioni, gjithashtu.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet tutje të njoftim.