75 Mall Live Search
12:48 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrahje mes katër personave në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Lluzhan të Podujevës, katër persona janë rrahur mes vete.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Sipas policisë, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/