09:56 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rrahje në Prizren, arrestohet një person

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prizren.

Me këtë rast policia ka arrestuar një person për shkak se kishte sulmuar viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Indeksonline.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/