09:47 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rrahjet e grave në Kosovë, policia jep raportin për ditën e djeshme!

Dhuna në familje po mbetët njëra prej çështjeve të ndishme në vendin tonë. Vetëm dje, sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë rrahur katër femra.

Në Malishevë është arrestuar një i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Gjakovë është arrestuar një i dyshuari pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Indeksonline

Poashtu, në rrugën “Basri Canolli” në Kamenicë është arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën një femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Obiliq është arrestuar një person. I njëjti sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/

 

Temat: