19:31 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rrahmani: Çekia e fortë, i pamë në Kosovë

Qendërmbrojtësi i Hellas Verona dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është shprehur optimist për ndeshjen ndaj Çekisë që zhvillohet këtë të enjte.

Ai pati fjalë të mira për kundërshtarin, dhe tha se vlerësimi i tyre ndaj nesh u pa në “Fadil Vokrri”, ku na shënuan dhe patën edhe dy tjera raste shumë të rrezikshme.

“Ata e ditën fuqinë tonë dhe u futen në lojën në Prishtinë që nga fillimi për t’na sulmuar, dhe nuk u ndalën për asnjë moment” tha Rrahmani.

“Ngjashëm ose më vështirë do të jetë në ndeshjen e radhës, ata na vlerësojnë, ne i vlerësojmë po ashtu” shtoi ai.

Kosova ndeshet me Çekinë të enjten nga ora 20:45 në atë që cilësohet si “fati i grupit”, apo ndeshja finale për të dyja ekipet, shkruan Indeksonline.

Në rast të fitores Kosova e merr në duar fatin e kualifikimit, ndërsa me një barazim ose humbje ja lë atë në duar Republikës Çeke./Indeksonline/