19:57 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Rrahmani kontribon me gol në fitoren bindëse të Napolit ndaj Sassuolos

Napoli i është rikthyer fitoreve në Serie A, pas tre ndeshjeve.

Kampioni në fuqi i Italisë, mposhti në udhëtim skuadrën e Sassuolos me rezultat të thellë 6-1, shkruan IndeksOnline.

Në këtë fitore me gol kontriboi edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani,

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Uros Racic në minutën e 17-të.

Rrahmani barazoi shifrat në minutën e 29-të, derisa dy minuta më vonë Osimhen i dha epërsinë skuadrës së Napolit.

Sulmuesi nigerian shënoi golin e tretë për napolitanët në minutën e 41-të.

Dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, Osimhen kompletoi hat-trickun.

Dy gola tjera i shënoi Khicha Kvaratshjelia në minutat 21′ dhe 75′.

Me këtë fitore Napoli shkon në kuotën e 40 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë, kurse Sassuolo është në zonën e rrezikshme me 20 pikë të grumbulluara dhe renditet në pozitën e 18-të./IndeksOnline/